Nga Shqipëria / E Mërkurë 29 Maj 2019, 10:10

Lian mbush 3-vjeç, Vesa Luma i bën urimin prekës për ditëlindjen

Pak muaj më parë çifti i njohur i showbizit, Vesa Luma dhe Big Basta u zhvendosën në Zelandën e re së bashku me djalin Lian. Mirëpo, prej disa ditësh ata po kalojnë pushimet në Shqipëri ku dhe kanë publikuar shumë foto.

Dita e sotme, është shumë e veçantë për familjen e tyre pasi Lian feston ditëlindjen. Vogëlushi mbush 3 vjeç dhe sigurisht Vesa ka zgjedhur ta urojë publikisht nëpërmjet disa fjalëve shumë prekëse.

“Engjëlli im mbushi 3 vjeç sot. Urime ditëlindjen Liani im, jeta ime. Faleminderit zot për këtë mrekulli që më ke fal. Jam nëna më e lumtur në botë. Të kesh shëndet, fat dhe lumturinë e kësaj bote”, ka shkruar këngëtarja pranë fotos ku shihe duke buzëqeshur me Lianin.