Që pas ngjarjes së bujshme ku reperja Loredana u akuzua për marrje të 900 mijë frangave nga një çift zviceran, jeta private e reperes ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut dhe mediave.

Jeta e saj luksoze, blerjet e shtrenjta dhe të markave më të njohura kanë bërë që jo vetëm Loredana por edhe Mozzik të komentohen gjatë.

Së fundmi, të gjithë janë habitur nga çmimi marramendës i orës së Loredanës. Faqja e njohur në Instagram ‘What they wearin’ ka zbuluar se ora Rolex që Loredana mban në dorë kushton plot 26.500 euro, një çmim ky që i ka lënë të gjithë gojë hapur.






