Nga Shqipëria / E Martë 28 Maj 2019, 23:11

Bashkëshorti i Diellza Kolgecit bën gjestin më të ëmbël me të bijën

Muajin e kaluar modelja nga Kosova, Diellza Kolgeci u bë nënë për herë të parë. Modelja solli në jetë një vajzë të cilës i vendosën emrin Helena.

Diellza dhe bashkëshorti i saj, Fisnik Rugova postojnë shpesh foto me vajzën dhe duket se po e shijojnë prindërimin.

Së fundmi Diellza ka fotografuar një moment shumë të ëmbël të bashkëshortit me të bijën.

Në foton e postuar nga modelja Fisniku shfaqet duke e puthur vogëlushen të cilën e ka zënë gjumi në krahët e tij.

"Ju dua shumë", shkruhet në postimin e Diellzës.

Kujtojmë që modelja pas lindjes erdhi në formë shumë shpejt e këtë e dëshmon edhe foto e mëposhtme.