Daja i Fifit është një person i rëndësishëm në Kosovë dhe këtë e ka zbuluar sot vetë Fifi. Daja i saj është ish-drejtuesi i Inspektoriatit të Punës, Basri Ibrahimi i cili dje ka marrë postimin e drejtorit ekzekutiv të minierës së Trepçës.

"Bordi Mbikëqyrës i Trepca sh. a. përmes një procesi të hapur dhe transparent të konkurimit dhe pas përfundimit të procesit të seleksionimit dhe intervistimit, ka zgjedhur për Kryeshef Ekzekutiv të Trepca sh.a z. Basri Ibrahimi", shkruhet në njoftimin nga bordi.

Lajmin e ka ndarë edhe Fifi në Instastory duke shkruar: "Ky është daja im".







