Aktorja turke Tulin Ozen tashmë është bërë shumë e njohur në Shqipëri falë rolit si Arzu në serialin "Vrasie te vogla", që transmetohet pasditeve në TV Klan.

Në serial ajo luan rolin e një gruaje që ndahet nga bashkëshorti pasi ai e tradhëton dhe jeton me dy fëmijët e saj.

Në jetën reale prej 7 vitesh, Arzu po jeton një histori dashurie me një nga aktorët e serialit. Bëhet fjalë për aktorin Tansu Biçer i cili luan rolin e komisarit, bën të ditur Xing.al.

Dy aktorët janë fotografuar së fundmi bashkë teksa bënin pazar në një qendër tregtare. Kur gazetarët e pyetën Arzun, ajo u nevrikos dhe i tha: "Pse na bëni foto? Nuk mund të kemi ne jetë private?".

Dy aktorët janë njohur në vitin 2012 gjatë xhirimeve të një filmi turk./Xing.al










