Nga Shqipëria / E Martë 28 Maj 2019, 18:06

E bëri me shtëpi të re, Alketa do t'ju prekë zemrat me dedikimin për Taramelen

Kryefjala e mbrëmjes së kaluar u bë 'Taramelja e Piter Panit', Xheison Bafti, i cili falë ndihmës së shqiptarëve u bë me shtëpi të re në zonën e Freskut në Tiranë.

Ai i përloti të gjithë gjatë emisionit, ku me lot në sy falënderoi ata që e kishin ndihmuar duke u shprehur se i dukej sikur ishte në ëndërr.

"Me lot gëzimi jam duke qarë, me lot emocionesh."- tha Xheison teksa përqafonte Alketën.

Pak më parë, moderatorja ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto nga momenti i veçantë me Xheisonin, duke i dedikuar fjalët më të bukura.

"Është kështu kur do dikë, dhe në këmbim nuk do asgjë."- janë fjalët e Alketës në foton me vogëlushin.