Nga Shqipëria / E Martë 28 Maj 2019, 17:05

Velina e Stop bëhet bjonde dhe duket një super yll

Balerinën Oni Shkjau prej gati dy vitesh e shohim çdo darkë në emisionin "Stop" ku tërheq vëmendjen me performancat e saj. Oni është kthyer tashmë edhe në një nga vajzat më të ndjekura në Instagram, aty ku është shumë aktive me foto nga jeta e përditshme.

Së fundmi Oni ka bërë një ndryshim në pamje dhe në fotot e postuara në Instagram është shfaqur bjonde.

Ndryshimi i velinës është pëlqyer shumë nga ndjekësit dhe Oni ka marrë shumë komplimente.

Megjithatë këtë ndryshim ajo e ka arritur falë parukeve pasi në fotot e postuara më vonë Oni është shfaqur brune si gjithnjë.