Nga Shqipëria / E Martë 28 Maj 2019, 16:04

Sherr mes Noizyt dhe Dafina Zeqirit, reperi habit me veprimin

Disa javë më parë, në media u përfol për një sherr mes Noizyt dhe Dafina Zeqirit, të cilët megjithëse prej 2 vitesh ishin pajtuar dhe kishin marrëdhënie të mira, duket se i dhanë fund shoqërisë së tyre.

Ata nuk ndiqeshin më në rrjetin social Instagram dhe nuk u panë më në shoqërinë e njëri-tjetrit, mirëpo Noizy së fundmi i ka habitur të gjithë me një postim në Instastory.

Ai ka publikuar foton e një posteri ku portreti i tij ndodhet pranë atij të Dafinës, duke lajmëruar ndjekësit se ata do të performojnë më datën 1 qershor në të njëjtën skenë, duke i bërë konfuzë fansat për marrëdhënien e tyre.