Nga Shqipëria / E Martë 28 Maj 2019, 16:04

Lajmi që u zhduk sa hap e mbyll sytë: Partnerja e Putinit sjell në jetë binjakë

Ish-gjimnastja olimpike Alina Kabaeva përflitet prej kohësh se është partnerja e Vladimir Putin. Ditën e sotme mediat e huaja kanë raportuar se Alina ka sjellë në jetë binjakë në fillim të këtij muaji.

Por ky lajm është zhdukur shumë shpejt nga mediat ruse për arsye që ende nuk janë bërë të ditura. Sipas spekulimeve në media, i gjithë kati i një qendre mjekësore u mbyll dhe për lindjen e fëmijëve drejt Rusisë shkoi një doktor italian. 

Presidenti 66-vjeçar e ka mohuar lidhjen me Kabaeva e cila është 30 vjet më e re. Çifti përflitet se janë bashkë që prej vitit 2008.

Burimi: tvklan.al