Nga Shqipëria / E Martë 28 Maj 2019, 14:02

Ups, trajneri i kombëtares shqiptare bie në mes të konferencës (Video)

Pas largimit të Christian Panuccit nga drejtim i Kombëtares Shqiptare, vendin e tij e zuri Edoardo Reja i cili ditën e sotme ka edhe një konferencë për shtyp.

Reja, ka prezantuar ekipin për dy sfidat e qershorit të cilat do të luhen më datat 8 dhe 11 ndaj Islandës në transfertë dhe më pas Moldavisë në Elbasan.

Mirëpo, teksa konferenca ka mbaruar dhe ai është ngritur për të ikur, një incident i ka ndodhur. Edy është penguar dhe është rrëzuar përtokë, ndërkohë që të gjithë kanë vrapuar ta ndihmojnë.

Ai është ngritur menjëherë duke treguar se asgjë nuk i ka ndodhur, dhe ka vijuar normalisht bisedën me të pranishmit.

Burimi:Top Channel.