Nga Shqipëria / E Martë 28 Maj 2019, 14:02

Super romantik: Shihni ç'bën Ilir Shaqiri për ditëlindjen e partneres

Balerini shqiptar Ilir Shaqiri, i cili ka korrur sukses të madh në Itali, ka mbledhur mijëra ndjekës në rrjetin social Instagram ku ndan me ta momente të ndryshme nga jeta e tij private.

Ditën e sotme, bashkëshortja e tij Italiane, Emanuela Morini, feston ditëlindjen dhe Iliri e ka surprizuar me një foto shumë romantike, duke i shprehur publikisht dashurinë.

"Gjithmonë kështu. Të dua Emanuela Morini."- shkruan Iliri krahas fotos ku çifti shfaqen duke shkëmbyer një puthje në shtëpinë e Xhulietës në Verona.