Këngëtarja e njohur e hitit "Bodak Yellow", "I like it" etj Cardi B është kthyer brenda një viti në një ndër reperet më të suksesshme në perëndim. Cardi ka publikuar një sërë bashkëpunimesh dhe këngësh që kanë rezultuar mjaft të suksesshme dhe kanë bërë bujë në të gjithë botën.

Siç dihet një vit më parë, reperja u bë nënë për herë të parë të një vajze që e pagëzoi me emrin Kulture. Cardi ka publikuar vazhdimisht foto me të dhe ka treguar se kujdeset që vogëlushes së saj të mos i mungojë asgjë.

Së fundmi, të gjithë janë habitur pasi reperja i ka blerë Kulture e cila është vetëm 1 vjeçe, një byzylyk me vlerën 80 mijë dollarë. Byzylyku ishte i tëri i bërë me diamante dhe Cardi e publikoi në profilin e saj, mirëpo e fshiu menjëherë pas kritikave që mori nga fansat.








