Nga Shqipëria / E Martë 28 Maj 2019, 11:11

Nënë për herë të parë, zëdhënësja e PD i vendos djalit emrin e veçantë

Vetëm muajin e kaluar zëdhënësja e Partisë Demokratike tregoi se ishte shtatzënë për herë të parë duke treguar barkun e rrumbullakosur, ndërsa ditën e sotme ka ndarë lajmin e bukur se fëmija i saj ka ardhur në jetë.

Ina Zhupa ka lindur një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Matias. Në profilin e saj në Facebook, zëdhënësja e ka ndarë lajmin e bukur me ndjekësit, duke falenderuar doktorët që asistuan gjatë lindjes.

"Falendërim i veçantë! 20 Maj, ishte dita më e lumtur dhe kuptimplotë e jetës time dhe të Fabit, Zoti na bekoj me djalin tonë MATIAS ! Nipi i pare, i gjysh Apostolit dhe Kadriut, i nëna Lubit dhe Lilit, i daja Ivit dhe xhaxhi Klajdit gëzon shëndet të plotë."- ka shkruar ndër të tjera Ina Zhupa.