Mbrëmjen e djeshme në emisionin "N’drrimi i Natës" ka qenë e ftuar këngëtarja e njohur Ronela Hajati e cila ka zbuluar diçka më shumë për karrierën e saj dhe këngët që pritet të publikojë së shpejti.

Ronela së bashku me moderatorin Alaudin Hamiti u bë pjesë e lojës 'Haje ose Thuaje' ku i është përgjigjur një sërë pyetjeve pikante. Moderatori i ka kërkuar këngëtares që të thotë publikisht emrin e të dashurit të saj të parë.

Ronela nuk ka ngurruar dhe është përgjigjur duke zbuluar publikisht personin e parë që ka puthur në shkollë të mesme.

“Puthjen e parë e kam dhënë afër maturës. Ishte nga ato lidhjet që shikohesh nga larg, ndërsa emrin e kishte Bledi. Por nuk e di se ku jeton më”, ka thënë Ronela Hajati e cila teksa u pyet për lidhjen me Zerkën nuk pranoi të fliste, por zbuloi se është beqare.






