Nga Shqipëria / E Martë 28 Maj 2019, 09:09

Arbenita dhe Fero nuk përmbahen, publikojnë momente private nga dhoma

Çifti i njohur i showbizit Fero dhe modelja Arbenita Ismajli janë kthyer në një ndër dyshet më të komentuara në media. Çdo lëvizje e tyre dhe çdo postim merr vëmendjen maksimale nga publiku. Ata kanë shumë muaj bashkë dhe siç duket lidhja e tyre po bëhet shumë serioze.

Arbenita nuk ngurron që ta shpreh hapur dashurin e saj nëpërmjet postimeve dhe komenteve të ndryshme. Së fundmi, ka qenë reperi Fero ai i cili ka publikuar një foto nga dhoma ku shihet me modelen.

Të dy kanë pozuar përpara pasqyrës ndërkohë që Fero shihet i veshur me një robdeshamber dhe Arbenita me një fustan rozë që i tregon mjaft mirë format.