Nga Shqipëria / E Hënë 27 Maj 2019, 23:11

Martohet aktorja bukuroshe shqiptare, publikohen ftesat e dasmës

Aktorja bukuroshe shqiptare dhe shumë e komentuar në media prej rolit në serialin "Ç'ka ka shpija", Fiona Gllavica do i japë fund beqarisë këtë vit.

Fiona e njohur si "Pajtesa" prej rolit në serial, do të martohet me të fejuarin e saj Arbnor Pacolli në korrik.

Çifti ka filluar përgatitjet për dasmë dhe kanë ndarë ftesat te njerëzit e tyre më të afërm.

Aktorja u fejua me Arbnorin në gusht të vitit 2017.