E ftuar mbrëmjen e sotme në "Piter Pan", këngëtarja shumë e dashur për publikun, Arilena Ara mori propozimin më të bukur për martesë nga një prej vogëlushëve.

"A do të martohesh me mua?", e pyeti Deoni Arilenën teksa i dhuroi një lule.

"Epo ti Deon, që ta bësh njëherë pyetjen duhet të më shikosh drejt e në sy. Sepse ti pe nga Alketa, pe nga publiku dhe unë nuk e mora vesh kujt i propozove. Unë mendoj që ti kur të rritesh edhe pak mund ta bësh prapë këtë pyetje, nuk e di a do të më pëlqesh plakë më, por ti do të jesh djalë king, kështu që faleminderit shumë", i tha Arilena.










