Nga Shqipëria / E Hënë 27 Maj 2019, 18:06

Për herë të parë në Shqipëri, emërohet në Parlament deputeti nga komuniteti rom

Me dorëzimin e mandateve nga opozita, në Parlamentin e Shqipërisë janë prezantuar emrat e rinj të deputetëve, ku për herë të parë mes tyre do të ketë një përfaqësues nga komuniteti rom.

Rudina Hajdari prezantoi për ndjekësit e saj Ervin Meçon, duke i uruar atij shumë suksese.

"Rastësi e bukur! Ervis Meço ishte një nga zëvendësuesit e deputetëve që do.gjën mandatin e tyre. I pari deputet nga komuniteti rom i emëruar ndonjëherë Parlamentin e Shqipërisë. I uroj Ervis Meços shumë suksese dhe shpresoj se ai do të jetë i pari nga shumë të tjerë që do të vijnë."- shkruan Rudina Hajdari krahas fotos.