Gena mbetet prej vitesh një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar dhe këngët e tij janë kthyer në hite. Mirëpo përpara se të ishte kaq i suksesshëm sa është sot, Gena ka punuar në Greqi një punë aspak të ngjashme me atë që bën sot.

"Në vitin 1997 kam ikur për herë të parë në Greqi në mënyrë klandestine, sepse kam shoqëruar motrën. Kam qëndruar pak kohë në vendin fqinj se duhej të kthehesha në Teatrin ‘Andon Zako Çajupi’ në Korçë, sepse isha profesionist aty. Gjatë qëndrimit tim në Greqi u detyrova të bëja disa punë që nuk i kisha bërë asnjëherë. Puna ime e pare, sepse edhe gjuhën s’e dija mirë, ka qenë hapja e kanaleve. Mirëpo edhe kjo e ka një histori. Pronari grek thoshte se duhet ta gërmoja lehtë në sipërfaqje, por unë duke mos kuptuar gjuhën, i rashë më forcë tubit dhe e gjithë zona u përmbyt me ujë", tregoi Gena i ftuar në "E diell".

Këngëtari tregoi se ka bërë edhe punë si rrethimi me rrjeta teli të tokave bujqësore dhe gdhendja e gurëve dekorative.









