Nga Shqipëria / E Hënë 27 Maj 2019, 13:01

Çmim marramendës, ja sa kushton vetëm një veshje e Mozzik

Prej disa javësh, kryefjala e mediave u bë ngjarja e ndodhur mes Loredana Zefit dhe çiftit zviceran. Këta të fundit deklaruan se reperja së bashku me familjarët e saj i kishte marrë 12 mijë franga, ndërsa Loredana pranoi në një konferencë për shtyp se paratë ishin dhënë me dëshirë të plotë.

Teksa ngjarja ende po hetohet, faqja "Whattheywearin" në Instagram ka zbuluar çmimin e veshjes së Mozzik në njërën prej fotove ku shfaqet me firmato.

Siç mund ta shihni më poshtë, ora e tij Rolex kushton rreth 31.900 mijë euro, syzet Louis Vuitton 495 euro, kapelja Burberry 270 euro, xhaketa Burberry kushton 1550 euro ndërsa çizmet e markës Louis Vuitton plot 1490 euro.