Nga Shqipëria / E Hënë 27 Maj 2019, 13:01

Një dhëndër si Isaac, shihni ç'bën për mamanë e Dua Lipës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ndan shpesh me ndjekësit e saj në Instagram poza të shumta me familjen dhe të dashurin e saj, Isaac Carew.

Në fotot e videot e shumta familjare me siguri të gjithë e kanë vënë re marrëdhënien e mirë që Isaac ka me dy prindërit e Duas dhe këtë e ka treguar edhe në rrjete sociale.

Teksa mamaja e Duas ka publikuar një foto të vjetër ku shfaqej e veshur me një kostum tradicional shqiptar, dhëndri i ka lënë asaj në koment një zemër të kuqe, duke i treguar publikisht dashamirësinë që ka për të.