Nga Shqipëria / E Hënë 27 Maj 2019, 10:10

Vetëm 2 muajshe, Linda Halimi i mëson shqip vajzës së saj

Këngëtarja e njohur Linda Halimi që pas lindjes së vajzës Kaimana ka qenë mjaft e komentuar në media. Shumë e ndjekur dhe aktive në rrjetet sociale Linda publikon vazhdimisht foto dhe video me vogëlushen e saj dhe partnerin.

Së fundmi, nëpërmjet një postimi ajo ka treguar se pavarësisht se Kaimana është vetëm 2 muajshe ka filluar t’i këndojë shqip që në këtë mënyrë ajo të familjarizohet dhe me gjuhën e nënës së saj.

Në videon e ëmbël që është pëlqyer shumë nga fansat, Linda dëgjohet teksa i këndon Kaimanas këngën e njohur të Ermal Fejzullahut ‘Trashe’.

‘Kënga jonë  e preferuar’, shkruan Linda ndërkohë që vogëlushja shihet duke buzëqeshur dhe e lumtur teksa dëgjon të ëmën t’i këndojë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by â??️LINDITAâ??️ (@linditaworld) on