Ditën e djeshme, çifti i njohur i showbizit Alban Sknëderaj dhe Miriam Cani ndan me të gjithë fansat lajmin e bukur se ishin martuar në 7 maj në ishujt Maldive. Që të dy postuan në profilet përkatëse disa foto të shkëputura nga ceremonia në bregdet.

Lajmi bëri bujë në të gjitha mediat dhe të shumtë ishin personazhet VIP që e uruan çiftin. Mirëpo, ashtu si shumë fansa edhe këngëtari i njohur Renis Gjoka ka një pyetje për çiftin. Ai e ka pyetur Albanin në komente se nëse do të ketë një dasmë shqiptare, ku të pranishëm do të jenë miqtë dhe të afërmit.

“Urime! Kur do e dje.gim?”, e ka pyetur Renisi, ndërkohë që Albani nuk ka ngurruar dhe është përgjigjur menjëherë: ‘Shumë shpejt’, duke nënkuptuar që së shpejti do të bëjnë dhe një dasmë siç e do zakoni.








