Së fundmi në Suedi partia e Moderuar fitoi zgjedhjet me 17.6 % të votave dhe ka siguruar katër eurodeputet në Parlamentin Europian mes të cilëve dhe një shqiptare.

Bëhet fjalë për Arba Kokalarin e cila bëhet kështu eurodeputetja e parë që është bërë pjesë e Parlamentit Europian. Abra ka lindur në Tiranë dhe është mbesa e Musine Kokalarit, një nga veprimtaret e para politike të shekullit të 19-të në vendin tonë.

Ndërkohë, Arba prej vitesh tashmë jeton në Stokholm dhe është angazhuar në politikë që në moshën 16-vjeçare. Kokalari gjithashtu ka mbajtur postin e sekretares ndërkombëtare të grupimit rinor të Partisë së Moderuar.

Lidhur me këtë ngjarje kanë reaguar edhe shumë figura të njohura politke shqiptare që e kanë quajtur këtë moment historik dhe e kanë uruar Arbën për postin e ri.
Burimi:Gazeta Shqip.com






