Ditën e djeshme në rubrikën "BE Coffee" tek "E diela shqiptare" kanë qenë të ftuar këngëtarët e njohur Venera Lumani dhe Lind Islami. Çifti ka treguar shumë të pathëna për jetën private dhe lidhjen e tyre dhe gjithashtu janë pyetur dhe për marrëdhëniet që kanë me vjehrrën dhe vjehrrin.

Venera ka zbuluar se duke qenë se ata kanë vite bashkë, tashmë raporti me prindërit e Lindit janë shumë të mira, dhe kryesisht me nënën e tij ka një lidhje tepër speciale.

“Ajo është nënë e dytë për mua, por e thërras në emër. Nuk e kam menduar në fakt se si mund ta quaj ndryshe. Fjala vjehrrë më duket klishe dhe më vjen keq t’i them vjehrrë. Ajo është shumë mirë”, tha Venera.






