Pak ditë më parë bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë të cilit i vendosën emrin e veçantë, Efehan.

Almeda dhe Tolgahan preferuan që në fillim të mos t'ja zbulonin portretin vogëlushit, por edhe këtë kureshtje e shoi aktori mbrëmjen e djeshme me një foto të mrekullueshme ku Efehan shfaqet duke fjetur në kraharorin e tij.

Ditën e sotme Efehan ka marrë dhuratën e parë nga Shqipëria dhe atë ja kanë dërguar dy mikeshat e Almedës, Isida Mollaymeri dhe Agnesa Vuthaj.

Isida dhe Agnesa i kanë dhuruar Efehanit një biberon të veçantë ngjyrë bojëqielli dhe me emrin e tij të shkruar në ngjyrë floriri.

"Faleminderit tezet", shkruan Almeda.








