Askush nuk e dinte që ato ishin mikesha derisa Kejvina u shfaq në videoklipin "Kce" të Taynës dhe dy vajzat treguan se kanë marrëdhënie shumë të mira me njëra-tjetrën.

Mirëpo një postim i fundit i Taynës ka bërë që ato të zihen për shkak të një mashkulli bukurosh.

Bëhet fjalë për Malumën i cili ka pëlqyer videon ku Tayna shfaqet duke kërcyer me këngën e tij.

"Është i zënë Maluma moj", i komenton Kejvina duke e shoqëruar me emoji me nerva pasi siç dihet modelja e ka fiksim këngëtarin latin.














