Pas suksesit të bashkëpunimit me Luana Vjollcën, këngëtari shqiptar Ramadan Krasnqi ka qenë i ftuar në emisionin "Sevenbizz" ku ka folur për karrierën e tij, këngën e re me Luanën dhe martesën e djalit.

Dani ka zbuluar se shumë shpejt do të martojë djalin dhe se dasma e tij do të jetë ndryshe nga dasmat e tjera që kolegët e tij kanë bërë për fëmijët e tyre. Këngëtari ka rrëfyer se do të ketë plot 1000 të ftuar dhe se nuk do të lejohet kurrsesi alkooli.

"Kur të martohet djali në dasmë nuk do ketë alkool, për shkak se Andi është haxhi dhe ai nuk e lejon kurrsesi alkoolin të përdoret në martesën e tij dhe normal dhe 1000 kam për t'i ftuar sigurisht për shkak se kam shok dhe dashamirës dhe të afërt që më duhet ti ftojë të gjithë.”, ka përfunduar ai.






