Teksa mbrëmjen e djeshme është zhvilluar protesta e opozitës në bulevardin e Tiranës, në një nga hotelet afër kryeministrisë ish deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ishte pjesë e një dasme.

Sipas ‘Newsbomb’ Grida Duma nuk mundi të ishte pjesë e protestës pasi po martonte të motrën, Geris Duma. Dasma ishte madhështore dhe me 200 të ftuar dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjitha mediave. Në disa foto të siguruar nga 'Newsbomb', shihet Grida e veshur me fustan të zi teksa kërcen së bashku me të motrën.

Pavarësisht zhurmës dhe thirrjeve të vazhdueshme ‘Rama Ik’, dasma e motrës së Gridës nuk u ndërprerë dhe vazhdoi me qetësi.







