Nga Shqipëria / E Shtunë 25 Maj 2019, 23:11

Një ëngjëll: Tolgahan tregon për herë të parë portretin e të birit

Pak ditë më parë bukuroshja shqiptare Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të parë. Almeda solli në jetë një djalë të cilit çifti i vendosi emrin e veçantë Efehan.

Për ditë me rradhë çifti preferuan mos ta tregonin portretin e vogëlushit dhe Almeda zbuloi vetëm që Efehani i ngjan Tolgahanit.

Mirëpo ditën e sotme ka qenë vetë Tolgahan ai që ka zbuluar për herë të parë portretin e Efehanit duke publikuar një foto të mrekullueshme, ku vogëlushi shfaqet duke fjetur në kraharorin e tij.

"Momenti kur fjalët janë të pamjaftueshme", shkruan Tolgahan.