Dy motrat, Flaka dhe Qëndresa Krelani, njëra këngëtare e tjetra moderatore, ishin të ftuara mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, ku treguan shumë të pathëna për jetën e tyre, folën për anën profesionale, atë private, shkaktuan shumë të qeshura dhe na argëtuan. Flaka dhe Qëndresa u bënë pjesë e një pyetësori me pyetje shumë interesante, por edhe qesharake. Një prej tyre ishte: “Cila nga ju e bënte çicin në krevat kur ishte e vogël?”.

Flaka tregoi se të dyja kur ishin të vogla e bënin çiçin në krevat dhe nëna e tyre i vendoste qese poshtë çarçafit.

Ndërsa Qëndresa zbuloi se edhe tani vazhdojnë ta bëjnë çiçin në krevat duke shkaktuar shumë të qeshura.






