Jo të gjithë e dinë, por Flaka Krelani ka një aftësi shumë të veçantë, të kopjojë zërat e këngëtarëve të tjerë. E ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, këngëtarja i la të gjithë gojëhapur duke imituar këngëtare me famë botërore.

Flaka imitoi në fillim Britney Spears duke kënduar “S’jena mo” dhe “Ajo”. E rradhës ishte këngëtarja shqiptare Jonida Maliqin, zërin e të cilës e imitoi duke kënduar Napolonin. Më pas Flaka imitoi Shakirën me këngën “Lule të bukura ka Tirana”. Por nuk mbaroi me kaq sepse këngëtarja imitoi madje edhe Christina Aguilerën duke kënduar himnin.
View this post on Instagram
Pas këtyre imitimeve, Flaka i habiti të gjithë kur doli në mes të skenës dhe imitoi në zë dhe në lëvizje Michael Jackson.







