E ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, reportja e parë shqiptare që komenton ndeshjet e futbollit dhe njëkohësisht motra e Flaka Krelanit, Qëndresa ka folur për herë të parë për jetën private duke deklaruar se askush nuk ka mundur ‘të bëjë gol në zemrën e saj’.

Qëndresa u shpreh se e vetmja gjë që do është që ai person ta dashurojë dhe nuk e do aspak për para sepse ajo është një femër e pavarur.

“Nuk është puna te lekët. Ne femrat e pavarura nuk e kemi problem, çfarë duam ne është që të gjejmë dikë që të na dojë se për lekë, i kemi ne lekët”, u shpreh Qëndresa.








