Nga Shqipëria / E Shtunë 25 Maj 2019, 21:09

Vetëm 6 muaj pasi e bëri publike, Flaka Krelani ndahet nga i dashuri

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” është këngëtarja shumë e dashur për publikun dhe ndër më të komentuarat në media, Flaka Krelani së bashku me motrën e saj, Qëndresën e cila është komentatorja e parë sportive. Në dhjetor të vitit të kaluar, Flaka deklaroi se është në një lidhje për të cilën e di vetëm familja, mirëpo identitetin e tij nuk e bëri të ditur.

E pyetur nga Ermali se kush është personi që i ka marrë zemrën, Flaka u përgjigj fillimisht: “Nuk ta them”.

“Nuk del nga emisioni po nuk e the emrin”, i tha Ermali duke shkaktuar shumë të qeshura.

Më pas Flaka deklaroi se aktualisht nuk është në një lidhje dhe mohoi lajmet që janë shkruar për të. “Do isha fatlume ta dija dhe unë emrin e atij”, u shpreh Flaka.