Në protestën e sotme të opozitës, në përfundim të fjalës së tij, kryedemokrati Lulzim Basha ftoi protestuesit të ndezin dritat e celularëve, dhe i fto të marshojnë drejt parlamentit.

"Ju ftoj të më ndiqni në një marshim, me një mesazh, pa ndërprerje me dritat e celularëve dritat e shpresës. Ndizni dritat, mposhtni errësirën", apeloi Basha.

Bulevardi u ndriçua nga dritat e protestuesve të cilët në mënyrë paqësore nisën marshimin drejt parlamentit.

“Rama ik”; “Mos voto sistemin, ti nuk je lopë që të mjelin”, ishin disa prej mesazheve të shfaqura në murin e Kryeministrisë për t’i lexuar të gjithë.
Burimi: Balkanweb.com




