Fatma dhe Alfio janë kthyer në një nga çiftet më të dashur për publikun dhe ndër më të komentuarit në media sidomos për deklaratat që bëjnë ndaj njëri-tjetrit.

Ditën e sotme Fatma ka zbuluar se ka vetëm një rast kur bëhet xheloze për Alfion.

Moderatorja e ka kapur Alfion duke parë motorrin e tij me shumë dashuri në mes të rrugës dhe kjo gjë e bën shumë xheloze.

Fatma e ka postuar foton e Alfios duke parë motorrin në Instastory dhe shkruan: "Ja për shembull kur e sheh kështu motorrin është rasti i vetëm ku unë bëhem xheloze".







