Përveç personazheve të njohur në media, vëmendjen e të gjithëve në tapetin e kuq të Kanës e mori një çift misterioz me propozimin më të pazakontë të parë ndonjëherë.

Një burrë u ul në gjunjë dhe i propozoi partneres së tij e cila tha "Po" dhe fotot e çiftit po bëjnë xhiron e rrjetit.

Mediat e huaja kanë zbuluar se çifti që u kthye në kryefjalën e këtyre ditëve janë milioneri grek Milos Kant, 63-vjeç dhe ylli i një reality-show në Portugali, Marguerite Aranha.

Ata kanë vetëm një muaj që njihen dhe kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve në rrjete sociale me marrëdhënien e tyre, teksa kanë bërë bujë të madhe me lajmin e propozimit të papritur.








