Nga Shqipëria / E Shtunë 25 Maj 2019, 10:10

'Na i solle zorret ne fyt', Tayna reagon pas deklaratës së Olti Currit

Ditën e djeshme, Tayna ndau me ndjekësit në Instagram një foto ku tregonte se kishte bërë një gjest humanitar duke i çuar ushqime familjeve në nevojë. 

Mirëpo, gazetari Olti Curri e ironizoi reperen, duke thënë se kishte bërë bamirësi me 50 euro pazar. 

"O Tayna na i solle zorret ne fyt që publikon këto 'bamirësitë'…Për 50 euro pazar shkon bën story tjetra, kujton që do i japin titullin shenjtore Nënë Tayna", shkruante Olti në postim.

Pas deklaratës së gazetarit, Tayna ka reaguar në profilin e saj në Instagram duke publikuar një foto ku tregon se nuk merret me askënd tjetër veç vetes.

"Kërkoj falje për vitet që kam qenë e fjetur, për vitet që kam qenë e verbër ndaj shkëlqimit tënd. Ke qenë magjike gjatë gjithë kohës.

Një shënim për mua, nga unë."- janë fjalët në postimin e Taynës.