Nga Shqipëria / E Shtunë 25 Maj 2019, 11:11

'Kajmak i mamit dhe babit', vajza e Linda Halimit do t'ju ëmbëlsojë mëngjesin

Në mars të këtij viti, këngëtarja e njohur Linda Halimi u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë vogëlushen Kaimana, e cila është kthyer në një ndër bebushët më të komentuar të showbizit.

Linda i ka hapur të bijës një llogari në Instagram, ku ndan me ndjekësit foto e video të ëmbla të vogëlushes, ashtu siç ka bërë mëngjesin e sotëm.

Kaimana është plot 10 javëshe dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me portretin e saj, i cili është miksim i të ëmës dhe të atit.

"Kajmak i mamit dhe babit"- shkruan Linda krahas fotos së të bijës.