Nga Shqipëria / E Premte 24 Maj 2019, 21:09

Gjest madhështor: Capital T dhuron shtëpi

Capital T ka dhuruar sot një banesë për një familje në nevojë. Lajmin e ka bërë të ditur hoxhë Halil Kastrati i cili në postimin e tij në Facebook shkruan se banesa është në vlerë 30 mijë euro.

“Na dhurohet edhe nje banese tjeter. Trim Ademi Capital T dhuron banese te re te Jetimat e Ballkanit ne vlere prej 30 mije eurove. Ne kete muaj te shenjte te Ramazanit, perveç dhurimit te nje Iftari ne kuzhinen tone, sot Trim Ademi Capital T na dhuroj nje banese te re dhe te kompletuar me te gjithe mobilimin dhe paisjet tjera qe duhen per nje banese. Banesa eshte afer 65 metra katrore dhe vlera e saj eshte 30 mije euro. Se shpejti do ta bejme edhe dhurimin e kesaj banese te nje familje nevojtare. Trim Ademi Zoti te shperblefte", shkruan Halil Kastrati.

Pak muaj më parë Capital T dhuroi edhe 5 shtëpi ndërsa këtë muaj shtroi iftar për 310 persona në strehimoren e shoqatës "Jetimat e Ballkanit".