Nga Shqipëria / E Premte 24 Maj 2019, 17:05

Fjolla nuk përmbahet dot, shan ish të dashurin e Morenës tek Rudina

Ditën e sotme në emisionin "Rudina" ka qenë e ftuar këngëtarja  e njohur Fjolla Morina. Fjolla ka folur për këngën e saj më të re dhe ka treguar dhe një herë se është një dedikim për të gjithë personat e zemrës që janë larguar.

Gjatë intervistës së saj, Fjolla është bërë pjesë e lojës me emoji ku i është kërkuar të nxjerr një emoji për çdo personazh që do i shfaqej në ekran. Njëri ndër personazhet ishte këngëtarja  e njohur Morena Taraku për të cilën Fjolla tregoi se e ka shumë xhan dhe shumë mikeshë.

Ndërkohë, menjëherë pas Morenës ka dal ish i dashuri i saj, Sasha Sobhani me të cilën Fjolla ka pasur një sherr pak muaj më parë, pasi ai tha se këngëtarja ishte fansja e tij.

“Aman ky është një cop m.u.ti”, ka thënë Fjolla teksa më pas ka kërkuar falje për fjalët e saj duke shkaktuar të qeshura.