Nga Shqipëria / E Premte 24 Maj 2019, 17:05

I dashuri i bën aktores shqiptare propozimin më të pazakontë për martesë (Video)

Aktorja e njohur kosovare, Adriana Rexhepi, ka marrë së fundmi  propozimin më të pazakontë për martesë. Partneri i saj Blondi Smërqaku, kishte përgatitur një surprizë shumë të bukur për aktoren, që po bën xhiron e rrjetit.

Ai kishte vendosur të maskohej si një person i pa.str.ehë dhe ka shkuar në një park ku Adriana po qëndronte me miqtë e saj dhe i ka kërkuar lëmosh. Aktorja nuk ka ngurruar dhe pa e njohur i ka ofruar atij para.

Në momentin që Blondi merr lekët nxjerr nga çanta një kuti dhe ulet në gjunjë duke i propozuar për martesë. Adriana ka mbetur e habitur teksa nga emocionet ka shpërthyer në të qara.