Më datën 5 të këtij muaji, aktorja e njohur Almeda Abazi u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë vogëlushin Efehan, i cili është kthyer në kryefjalën e mediave si shqiptare, ashtu dhe të huaja.

Pas gëzimit të ri në familje, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit një tjetër lajm të bukur nga karriera e saj.

Kënga "Alabama" e Almedës është kënga e dytë më e dëgjuar në Itunes në Uzbekistan, e cila ja ka kaluar edhe artisteve të njohura si Adele apo Billie Eilish.
"Faleminderit Uzbekistan"- shkruan aktorja krahas postimit, duke i bashkëngjitur një zemër.






