Nga Shqipëria / E Premte 24 Maj 2019, 16:04

Duket si tjetër njeri, Sokol Ballën 25 vite më parë nuk keni për ta njohur

Gazetari i njohur Sokol Balla është padyshim një ndër personazhet jeta e së cilit komentohet gjatë. Prej më shumë se një viti, Balla është pjesë e Vizion Plus ku dhe prezanton emisionin  ‘Real Story’.

Ditën e sotme, Sokoli është bërë nostalgjikë dhe ka publikuar një foto të 25 viteve më parë kur ai ka qenë vetëm 21-vjeç. Pranë tij ndodhet gazetari i njohur Mustafa Nano dhe të gjithë fansat kanë mbetur të habitur nga ndryshimi që dy gazetarët e njohur kanë pësuar.

Fotoja është shkrepur në Budapest dhe siç tregon Balla asaj kohe të dy kanë qenë pjesë e PD. Në të Balla dhe Nano shihen me flokë të dendura dhe të zeza teksa në sy bie buzëqeshja e tyre.