Nga Shqipëria / E Premte 24 Maj 2019, 16:04

Me karrocë si Hirushja, vajza e aktores shqiptare mahnit në mbrëmjen e maturës

Aktorja shqiptare, Adriana Matoshi e njohur me emrin Sasa nga seriali "O sa mirë" është një nga personazhet më të komentuara në mediat kosovare. Por ditën e sotme vëmendjen e ka marrë vajza e saj 18-vjeçare Kaona e cila ka mbrëmjen e maturës.

Vajza e aktores ka mahnitur të gjithë e veshur me një fustan bojëqielli me tyl e fruda në pjesën e poshtme.

Kaona është shoqëruar në mbrëmjen e maturës me një karroce përrallash dhe pamjet i ka ndarë edhe Sasa në rrjete sociale.

Me këtë pamje vajza e aktores sigurisht tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.