Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri ka qenë ditët e fundit në vëmendje të mediave dhe është komentuar gjatë për pamjen dhe moshën e saj. Këngëtarja merrte vazhdimisht mesazhe dhe komente në lidhje me moshën dhe pak ditë më parë vendosi të tregojë publikisht se është 33-vjeçe.

Ditën e sotme, ajo është bërë nostalgjike dhe ka publikuar një foto ku shihet në një moshë shumë më të vogël. Në postimin e bërë në ‘Instastory’, Anxhela shihet e dobët me flokët kaçurrela teksa ka pozuar me një kapele të kuqe në kokë.

“Po kjo vajza?” Ka shkruar këngëtarja pranë fotos e cila duhet të jetë bërë kur ajo ka qenë në adoleshencë ose në të 20-tat e saj.






