Këngëtarja e hitit "Sus", Rona Nishliu, është një ndër emrat më të njohur të showbizit shqiptar, e cila së fundmi ndau me ndjekësit lajmin e bukur se është shtatzënë për herë të parë.

Një javë më parë ajo publikoi këngën e re "Me lule t'bukura", projekt i cili është promovuar edhe nga mediat spanjolle.

Në Instastoryn e saj ajo ka publikuar shkrimin e medias së huaj duke i falenderuar publikisht.
“Këngëtarja Rona Nishliu, përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision Song Contest 2012, ka publikuar një videoklip pjesë e albumit të saj “Mindil”. Bëhet fjalë për këngën "Me lule t’bukra", një version i një kënge popullore të Veriut të Shqipërisë.”,- shkruhet në median spanjolle.








