Nga Shqipëria / E Premte 24 Maj 2019, 14:02

Këngëtarja shqiptare harron bizhuteritë me vlerën 4 milion dollarë në avion

Teksa ka qenë duke udhëtuar për në "Festivalin e Kanës" këngëtares me origjinë shqiptare, Rita Ora, i ka ndodhur e papritura. Njëra nga asistentet e saj ka harrur në avionin ku këngëtarja udhëtoi, bizhuteritë luksoze me vlerën 4 milion dollarë.

Bizhuteritë e firmës luksoze u harruan në avion, dhe kur asistentja kuptojë gabimin e saj ishte tepër vonë pasi avioni ishte nisur për në Londër.

“Dikush me kokën nga retë gati humbi disa miliona”,kishte thënë një polic me shaka. Ai zbuloi se bizhuteritë e humbura të Ritës u gjetën në aeroportin e Luton në Londër dhe u rikthyen sërish në Nice.

Në këtë mënyrë Rita shkëlqeu teksa në daljen e saj në 16 maj mbante veshur bizhuteritë e diamantit që e bënin të dukej mahnitëse.