Nga Shqipëria / E Premte 24 Maj 2019, 14:02

Nuk e pranojnë lidhjen, kjo foto nxjerr zbuluar Romeon dhe Jonidën

Prej disa ditësh në media po qarkullon lajmi se këngëtarja e njohur Jonida Maliqi është në një lidhje me aktorin e njohur të humorit, Romeo Veshaj. Çifti është parë shumë herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe Romeo gjatë pjesëmarrjes së Jonidës në Eurovizion ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të saj.

Mirëpo, pavarësisht se burime pranë tyre kanë zbuluar se ata janë bashkë dyshja ende nuk e ka pranuar lidhjen publikisht. E pyetur pak ditë më parë Jonida Maliqi nuk pranoi të tregonte asnjë detaj në lidhje me Romeon.

‘Jeta ime personale dua të mbetet e tillë’, tha Jonida për ‘Iconstyle’, ndërkohë po ashtu edhe Romeo i pyetur nga ‘Xing.al’  vendosi që të mos përgjigjet. Pavarësisht kësaj, së fundmi aktori ka publikuar një foto në Instastory ku shihet nën shoqërinë e një femre.

Romeo ka vendosur që të mbulojë fytyrën e saj me një emoji vajze, mirëpo të gjithë ndjekësit janë të bindur se femra që qëndron pranë tij është Jonida Maliqi.