Nga Shqipëria / E Premte 24 Maj 2019, 13:01

Propozimi qe po ben xhiron e rrjetit: Ajo tha 'Po' në tapetin e kuq të Kanës

Figura të njohura publike kaluan në tapetin e kuq të Kanës gjatë këtyre ditëve, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tyre dhe duke u bërë kryefjala e diskutimit në media.

Mirëpo, një çift misterioz ka marrë vëmendjen e të gjithëve, pasi një burrë është ulur në gjunjë dhe i ka propozuar për martesë partneres në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit.

Gruaja e veshur me një fustan të kuq ka thënë "Po", duke e përqafuar e puthur më pas partnerin e saj dhe sigurisht ky moment s'mund të shpëtonte nga paparacët, siç mund ta shihni në këto foto.